Gjysëm shekulli me pëllumbat 'Balli', dashuria dhe sakrificat e Ibrahim Karajt për shpendin e veçantë

15 Tetor 2018, 16:50

Ka më shumë se gjysëm shekulli që kujdeset për pëllumbat dhe është i dashuruar me ato të llojit "Balli", të cilat gjenden vetëm në vendin tonë dhe njihen me emrin "Balli elbasani". Ibrahimi, që kur i pa ata për herë të parë filloi ti rrisë dhe sot numëron më shumë se 30 të tillë.

Më të voglin prej tyre, të cilit i ka vendosur edhe një unazë të dedikuar në këmbë na e prezanton vetë Ibrahimi, të cilin e takojmë në ambientin e tij të preferuar, atje ku k ndërtuar një shtëpi 3 katëshe për shpendët e tij.

Ky është më i vogli i familjes së pëllumbave tek unë. Është një muajsh, në këmbë ka edhe unazën me emrin tim Bim Karaj dhe vitin 2018.

Ibrahim Karaj, rritës pëllumbash

Sakrificat janë të ndryshme. I kufizoj të lëvizurat nga familja sepse këta janë pëllumba që duan një kujdes të jashtëzakonshëm. Unë edhe mjekimet e tyre i marr nga Gjermania. Për ta kujdesem njëlloj sicc kujdeset një prind për fëmijën e tij. Pasioni është pasion dhe lind me njeriun. Kur më sëmuren pëllumbat zëre se më sëmuren fëmijët dhe ndihem shumë keq. Këtë vit kam humbur 9 prej tyre.