“Gjysma në dorë e tjetra në bankë!” Shteti ia kalon privatit, punonjësit ‘viktima’ të nëndeklarimit

13 Qershor, 15:36

Mijëra punonjës në vend vijojnë të jenë viktima të nëndeklarimit të pagave nga punëdhënësit. Rroga mesatare në sektorin privat u rrit minimalisht në nisje të vitit, por ekspertët thonë se shifrat nuk tregojnë realitetin pasi bizneset operojnë me dy bilance.