Goditën me sende të forta në kokë një 54-vjeçar, vihen nën hetim babë e bir në Delvinë

25 Qershor 2023, 18:19

Babë e bir janë vënë në hetim pasi kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, katër ditë më parë, ku një aksident me dëme materiale është bërë shkak për nisjen e sherrit.

Bledar Ali, 44 vjeç dhe djali i tij i mitur, E. A., 17 vjeç, pas aksidentit kanë goditur me sende të forta në kokë Kristo Dhimëm, 54 vjeç, banues në Gjirokastër. Ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.