Goditen Ndrangheta në Itali, 108 të arrestuar! Një nga bandat furnizohej me kokainë nga shqiptari Eldi Dizdari, i arratisur në Dubai

3 Maj 2023, 16:59

Një operacion i madh ndërkombëtar është zhvilluar kundër mafies kalabreze, ku mbi 100 persona janë arrestuar në 8 vende të ndryshme. Sipas prokurorëve italianë, një nga grupet e lidhura me Ndraghetën është banda e Eldi Dizdarit, shqiptarit që ndodhet në arrati në Dubai. Vlerësohet se këto grupe kanë qarkulluar 22 milion euro të ardhura nga droga.