Goditën për shkak të detyrës gazetarin e Report Tv Elvis Hila, vihen në pranga 2 autorët e shpallur në kërkim në Lezhë

7 Maj 2023, 16:14 | Përditesimi i fundit: 2023-05-07 17:14:05

Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri dy autorët të cilët sulmuan gazetarin e Report Tv, Elvis Hila dhe gruan e tij në janar të këtij viti janë vënë në pranga. 2 autorët, sulmuan në janar për shkak të detyrës gazetarin e Report Tv për publikimin e një lajmi në Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Për shkak të detyrës, referuar një lajmi të publikuar në Report Tv dhe Shqiptarja.com mbi një vendim gjykate, gazetari Elvis Hila është dhunuar nga dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri. Ata nuk kanë kursyer as bashkëshorten e tij, Benereta Hila, e cila ishte në makinë së bashku me gazetarin në momentin kur ndodhi ngjarja.