Goditet grupi i trafikut të drogës, prokurori Mara: Janë caktuar 21 masa sigurimi, 20 të ekzekuara, 1në kërkim ndërkombëtar

27 Qershor 2023, 14:16

Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me operacionin antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.