Goditi Berishën në protestë, arrestohet Gert Shehu! Ish-kryeministri thirret për të dëshmuar por nuk pranon, zëdhënësi i tij: Nuk e denjon këtë polici politike

7 Dhjetor 2022, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2022-12-07 16:11:40

Sot ish kryeministri, Sali Berisha është thirrur që të dëshmojë në polici për sulmin e djeshëm ndaj tij. Sipas zëdhënësit të tij, Alfred Lela dhuna u pa live dhe Berisha reagoi me deklaratat për shtyp duke shtuar se nuk mund të harxhojë asnjë minutë për policinë që e cilëson politike.