Goditi me breshëri grushtesh arbitrin, përjashtohet përjetë basketbollisti i Tiranës

25 Nëntor 2019, 17:15

Basketbollisti Bruno Deliu i cili ditën e shtunë goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes Jurgen Muho është përjashtuar përjetë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit.

34-vjeçari i cili është pjesë e Tiranës në një moment gjatë përballjes me Teutën humbi toruan si pasojë e një vendimi të arbitrit, duke reaguar në një formë tepër të shëmtuar. Për gjithçka ndodhi basketbollisti disa çaste më pas është arrestuar nga policia dhe në vijim pritet edhe masa që Gjykata e Durrësit do të marrrë ndaj sportistit.

Kështu pasi mbylli karrierën në basketbollin e luajtur Deliu rrezikon të shkojë edhe në burg, si pasojë e ndryshimeve të reja në kodin penal. Deliu për veprimin e kryer rrezikon deri në pesë vite burg.  

Ndërkohë për ngjarjen ka mbajtur qëndrim Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Basketbollit e cila i ka kërkuar federatës të pezullojë për një javë të gjithë aktivitetet në shenjë reflektimi për gjithë aktorët e basketbollit shqiptar. Kërkesë e cila është miratuar nga federata shqiptare e basketbollit.