'Breshëria' e grushteve ndaj arbitrit në ndeshjen Teuta-Tirana, policia arreston basketbollistin bardheblu

Basketbollisti i Tiranës Bruno Daliu është arrestuar nga policia pas akteve të dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen e kampionatit kundër Teutës. Siç bëjnë me dije blutë e Durrësit 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën për veprën penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv’.

Daliu në ndeshjen e cila u fitua nga Teuta me rezultatin 98-86, në një moment kur arbitri Jurgen Muho ndalo lojën, iu afrua i acaruar dhe më pas e goditi me breshëri grushtesh. Nga goditjet e mara arbitri Muho mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa për të ndaluar këtë akt të shëmtuar u desh ndërhyrja e basketbollistëve të tjera si të Tiranës ashtu edhe të Teutës.

Për këtë veprim Daliu përveç problmeve me ligjin rrezikon të dënohet me përjashtim përjetë nga basketbolli. Ndërkohë materialet për këtë akt të shëmtuar i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Durrës për veprime të mëtejshme.

1574584566_daliu1.jpg

Bruno Daliu

Njoftimi i policisë

Durrës

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale "Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

 B.D., 34 vjeç, banues në  Tiranë.

 Ky shtetas  gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit "Ramazan Njala", ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 24/11/2019 21:05

    Sa njerez pa principe jemi. Shfaqje prej banditi e ketij sportisti. Sportisti nuk sillet keshtu edhe sikur albitri te beje me te vertet nje padrejtesi ne loje. Dihen rregulla te forta, denim me 2 muj burg per dhune. Kjo edhe per sportin

    Përgjigju
  • Genci: 24/11/2019 10:30

    Ky eshte me te meta mendore...

    Përgjigju
  • Fagu: 24/11/2019 10:01

    Ka qen ne mbyllje te karrieres si basketbollist. Nejse mbaro pun me prokurorin dhe ik mbill hashash ne Angli.

    Përgjigju
  • Koks: 24/11/2019 09:58

    Kokaina dhe soorti nuk mundet së bashku

    Përgjigju
  • Tifozet: 24/11/2019 09:46

    Gjobe dhe burg per kete lojtar mesjetar. Idiot dhe shkuar idiotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim