Goditi me grusht Berishën, dëshmia e 31-vjeçarit: Mu kujtua Gërdeci dhe ’97-ta

7 Dhjetor 2022, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2022-12-07 16:20:04

31-vjeçari Gert Shehu ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo nuk ka qenë e plotë. Shehu ka dhënë vetëm disa deklarime të shkurtra dhe ka thënë se dëshminë e plotë do ta japë në një moment të dytë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Shehu ka deklaruar se në momentin që ka goditur me grusht Sali Berishën ka pasur një kakofoni mendimesh në kokë, ku për një moment i janë kujtuar edhe ngjarja e Gërdecit dhe ajo e vitit 1997.

Por, dëshmia e tij për momentin nuk do të merret parasysh nga policia, pasi sipas tyre është kontradiktore. Për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, policia dhe prokuroria do t’i bazohen dëshmisë që 31-vjeçari pritet të japë në një moment të dytë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha