Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrimin në psikiatri

28 Maj 2023, 15:17 | Përditesimi i fundit: 2023-05-28 15:57:50

Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.