Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë

26 Nëntor, 22:16

Një goditje të fortë e quan avokati Përparim Çaça operacionin e SPAK kundër organizatës kriminale të Suel Çelës. I ftuar në emuisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Çaça thotë për gazetarin Denis Minga se SkyEcc ka hapur një kuti që s’dihet se kur do përfundojë.

"Goditje e fortë e SPAK, ajo që e bën të veçantë nuk janë thjesht dy gazetarët, por brenda në këtë grup ka gjithçka, gjyqtarë, avokatë. Jemi vetëm në fillim të hetimeve. Ne nuk dimë shumë elementë të kësaj dosje që mund të shkojë edhe përtej këtyre fletëarresteve. SkyEcc ka hapur një kuti që nuk e dimë kur do mbarojë, brenda në këto përgjime çfarë nuk ka", tha Çaça në Report TV.