Godoleshi piktoresk i Elbasanit mbulohet nga plehrat, prej vitesh pa shërbim pastrimi! Bashkia s'ka vendosur asnjë kosh

16 Tetor 2021, 18:13

Fshati Godolesh i cili ndodhet rreth 5 kilometra nga qendra e qytetit të Elbasanit ka një problem serioz për sa i përket plehrave të cilat hidhen nga banorë dhe biznese të zonës, të pyetur për mikrofonin e Report tv banoret shprehen se ka vite qe nuk pastrohen dhe kërkojnë te  vendosen kontejner për mbeturinat pasi në të gjithë fshatin nuk ka asnjë kontejner ku banorët të hedhin mbeturinat".

Banorët e fshatit Godolesh, pjesë e njësisë administrative Labinot Fushë, shprehen se janë taksapagues të rregullt, por nuk marrin as shërbimet më minimale nga Bashkia e Elbasanit. Sa i përket mbeturinave urbane ata shprehen se hidhen në anë të rrugës, për shkak se mungojnë kontejnerët dhe as s'kanë shkuar ndonjëherë makinat e pastrimit.