Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj!

6 Janar, 13:25

Lajm i mirë për kinemanë franceze dy muaj para çmimeve Oscar. ”Emilia Perez” i Jacques Audiard dominoi ”Golden Globes” duke fituar katër trofe, përfshirë komedinë më të mirë. Mbrëmja u shënua edhe nga kurorëzimi i “The Brutalist”, një portret i një arkitekti që i mbijetoi Holokaustit duke u përpjekur të rindërtonte jetën e tij në Shtetet e Bashkuara, i cili mori tre statuja.