Golem, shtylla në mes të rrugës së re, rrezik për aksidente

15 Korrik 2023, 19:33

Në zonën turistike të Golemit është ndërtuar rruga e re, pa u zhvendosur shtylla e tensionit të lartë. Banorët e zonës por dhe pushuesit janë të rrezikuar pasi mund të përplasen me shtyllën që gjendet në mes të rrugës. Report Tv mëson se ky është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe projekti e parashikon heqjen e saj, por qarkullimi është hapur për të shfryrë trafikun e sezonit pa marrë parasysh rrezikun