Grabiten 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori u largua me biçikletë!

24 Qershor 2023, 12:16

Një pikë për këmbim valutor është grabitur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë nga një autor ende i paidentifikuar. Gazetari Sokol Dema raporton se janë vjedhur rreth 30 mijë euro sipas punëtorit të pikës së këmbimit valutor.