'Shqipëria turistike'/ Report Tv udhëtim në oazin natyror Ujëvara e Shëngjergjit, pushuesit mrekullohen nga natyra piktoreske

14 Gusht 2023, 15:38 | Përditesimi i fundit: 2023-08-14 15:39:09

Vetëm 1 orë larg Tiranës gjendet Shëngjergji padyshim një nga vendet më të bukura të Malësisë së Tiranës. Aty gjendet edhe  Ujëvara e Shëngjergjit e cila dy vitet e fundit ka tërhequr shumë turistë vendas dhe të huaj, për të cilën duhet të bëjmë disa minuta rrugë në këmbë, por më besoni pamja që do të shihni është e mrekullueshme. Kështu që, ejani.