Grabitet banesa në Lushnjë, pronari bëri denoncim: Disa persona hynë në shtëpi, më kërcënuan me armë dhe morën paratë

31 Maj 2023, 10:35

Një banesë është grabitur pas mesnatës në fshatin 'Fier i ri' në Lushnje. Pronari i identifikuar si Arket Gjermeni, 37 vjeç bëri denoncim në polici ku tha se disa persona i hynë në banesë, e kërcënuan me armë, i morën një shumë parash dhe u larguan.