Grabitet marketi në Drenovë të Korçës, dy persona marrin para dhe paketa cigaresh nën kërcënimin e armës! Pronari nuk bëri rezistencë

25 Shkurt, 20:06

Një market në fshatin Drenovë të Korçës është grabitur këtë mbrëmje nën kërcënimin e armës. 

Sipas informacioneve të para nga policia dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin ushqimor rreth orës 18:45 dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë parash dhe disa paketa cigaresh dhe më pas janë larguar. 

I pranishëm ka qenë Demiral Bylykbashi, pronari i marketit i cili nuk ka bërë rezistencë.