Grabitet një argjendari në Rrugën e Dibrës, hajduti hapi një vrimë në tarracë e u fut brenda dhe mori 1 mln lekë florinj

14 Mars, 11:32

Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në Rrugën e Dibrës. Dyshohet për një autor, i cili i maskuar ka mundur të futet brenda dhe të marrë rreth sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

Agjentët e Komisariatit nr. 4 po punojnë për identifikimin e tij, janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.