Grabiti marketin në Kavajë, nën kërcënimin e armës, arrestohet brenda 12 orëve autori

1 Mars, 14:15

Kavajë/ Policia identifikon, kap dhe arreston brenda 12 orëve, autorin e vjedhjes nën kërcënimin e armës, të një shume parash, në një market.

Falë reagimit në kohë, inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale hetimore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari, banues në Qerret.