Grabiti me armë një dyqan në Durrës, i riu humb ndjenjat në gjykatë! Dërgohet në spital

10 Janar 2023, 11:01 | Përditesimi i fundit: 2023-01-10 15:33:14

Dy të rinjtë që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës kanë dalë sot para gjykatës. Një nga të rinjtë, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar për në gjykatë nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit rajonal Durrës.