Grabitja e makinës me para në Shkozet, arrestohen dy policët privatë

15 Dhjetor 2018, 14:12

DURRËS- Pas grabitjes së 7.5 milionë lekëve të reja të Drejtorisë së Patentave (SHIKO KËTU), policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy punonjësit e policisë private që po transportonin paratë në një bankë të nivelit të dytë.

Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për Fejzi Sakaj dhe Astrit Gjata të dy banues në Durrës, të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.

Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit.

Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t'i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t'i grabitur paratë.

Ndërkohë policia ka rënë në gjurmë të tre grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.