Grabitja e postës private , momenti kur 27-vjeçari i maskuar futet dhe merr paratë

18 Maj 2023, 13:03

Report Tv sjell pamjet e momentit kur 27-vjeçari nga Tirana Ordis Molla, u fut në filialin e një poste private në rrugën '5 Maji' dhe mori xhiron ditore dhe shumat prej 400 mijë lekë, 940 euro dhe 40 paund duke kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet. Punonjësi qëndron te dera kur 27-vjecari vjen i veshur me të zeza dhe mban skafandër. Punonjësi i frikësuar qëndron i qetë ndërkohë që Molla i merr shumën e parave.

  •