Grafitet, vandalizimi i skulpturave e urave në Durrës! Gjuhë urrejtje për qytetarët e Kosovës në prag sezoni

15 Prill 2023, 16:14

Shkrime me spray në forma grafitish, të cilat përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe fyerje me karakter diskriminues apo nacional. Kjo është pamja e shëmtuar në këmbët e “Urës së Dajlanit” në zonën e plazhit, teksa jemi në prag të sezonit turistik.

Pavarësisht se institucionet shtetërore kryejnë pastrimin e herë pas hershëm të objekteve të dëmtuara nga qytetarët, problemi duket se nuk mund të ketë zgjidhje përsa kohë mungon kultura dhe ndërgjegja qytetare.