Gramsh, fshati drejt braktisjes totale, banorët ‘lidhen’ në rrjetet sociale dhe mblidhen si dikur! Bëjnë edhe një premtim

7 Gusht 2022, 17:36

Prej vitesh tashmë Shqipëria po vuan së tepërmi lëvizjen demografike të banorëve nga fshatrat drejt zonave urbane duke sjellë një shpopullim në masë të fshatrave. Kryesisht ky proces po ndodh në fshatrat malorë. Fshati Gjerë, i Njësisë Administrative Poroçan, Bashkia Gramsh prej dy ditësh tashmë po ''gëzon'' rikthimin e banorëve vendas, të cilët kanë organizuar një takim në vendin e lindjes.