Grante e garanci sovrane për bizneset e vogla, gati projektligji për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro! Për 10 vite pritet të shpenzohen 106.3 mln lekë

8 Qershor 2021, 20:20

Zhvillimi i ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme është në qendër të një projektligji të hartuar nga Ministria e Financave e që është hedhur për konsultim publik. Synimi i draftit është të japë grante apo garanci sovrane për këto biznese në mënyrë që të zhvillohen më shpejt.