Gratë naftëtare s'i 'binden' Ramës, i vënë 'kusht': Nuk dalim nga greva, hajde e na jep zgjidhje

22 Tetor 2020, 10:48

Ndonëse dje kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën, ato vijojnë ditën e 3 të ngujuara dhe të bindura thonë se nuk dalin nëse nuk marrin një zgjidhje. Një prej tyre për Report Tv ka thënë se ato ia kanë bërë të qartë kryeministrit që pa marrë zgjidhje nuk do të dalin nga greva. Madje ato i kanë vënë dhe një kusht të ri, sipas të cilit tashmë kryeministri duhet të shkojë vetë atje.

"Kryeministrit ia kemi bërë të qartë se po nuk morëm 13 pagat e apeluara në Gjyq. Të vijë këtu të shikojë gjendjen tonë dhe të negociojmë këtu. Kaq nuk zgjatem më sepse skam fuqi", tha ajo.