Gratë, viktima të krimit në familje / Pjesa e dytë

8 Janar 2019, 15:46

2019-a nisi me dy femra të vrara barbarisht, krime këto në familje. Pikërisht dhuna dhe viktimat e dhunës në familje ishin në fokus të emisionit "Repolitix" në Report TV. Të ftuar ishin prof.dr Edmond Dragoti, sociolog, Klodeta Dibra, pedagoge në UT, Edlira Çepani, aktiviste e të drejtave të njeriut si dhe Anila Hoxha, gazetare e ‘’Top Channel’’. 

Cilat janë shkaqet e dhunës dhe krimit në familje? Si mund të parandalohet? Cila është përgjegjësia e institucioneve shtetërore pas çdo gruaje që humb jetën nga dhuna në familje? Sociologu Dragoti rendit disa arsye që çojnë në dhunë në familje si problemet sociale, ato psikologjike si dhe kulturore. Ai thotë gjithashtu se një person është i parashikueshëm si dhunues në familje duke renditur disa karakteristika.  

Për Klodeta Dibrën, pedagoge e UT thotë se gratë dhe vajzat duhet të vazhdojnë të japin kontributin e tyre dhe t'i bëjnë të ditur shoqërisë dhe gjinisë mashkullore rolin që kanë me të drejta të barabarta. Gazetarja Anila Hoxha tha se 15 gra u vranë në 2018-ën, ndërsa shtoi se 75% të urdhërmbrojtjeve që lëshon gjykata janë për gratë të cilat dhunohen në familje.