Greqia merr punëtorët sezonal, fermerëve të Korçës u mbeten qershitë në pemë! Agjencia e Punësimit s'jep të dhëna për mungesën e punëtoreve

17 Maj, 17:23

Fermerët e qarkut të Korçës ankohen se nuk gjejnë punëtorë për vjeljen e qershive dhe as për të punuar tokat. Kjo sipas tyre vjen për shkak se të rinjtë shkojnë për punësim sezonal në Greqi ku pagat janë më të larta. Ndërsa Agjencia e Punësimit pretendon se nuk disponon asnjë të dhënë mbi mungesën e fuqisë punëtore në këtë qark.