Greva e sindikatave greke ‘paralizon’ pikat kufitare me Greqinë, nga sot deri më 4 prill nuk lejohet kalimi i mjeteve e kamionëve

2 Prill, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2024-04-02 15:48:05

Një protestë e sindikatave greke ka ‘paralizuar’ qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi. Për shkak të një proteste që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.