Gripi i RI, te moshuarit me “arrest shtepie”

30 Mars 2020, 22:41 | Përditesimi i fundit: 2020-03-30 22:41:51

Një numër i madh denoncimesh nga e gjithë Shqipëria mbërritën në emisionin Repolitix në Report TV, pas masës drastike marrë nga qeveria për moshën e tretë, që ndalon në mënyrë kategorike daljen e tyre nga banesat. Një shkrim i publikuar në shqiptarja.com nga gazetari Carlo Bollino, i cili ofron një propozim alternativ për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë që jetojnë vetëm në Shqipëri ngjalli reagime të shumta nga publiku shqetësimet e të cilëve u përcollën live në studion e Repolix.