Në reagimin e parë pas zgjedhjes së Lindita Nkollës si kryetare e re të Kuvendit, kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm dhe i bukur që në krye është një grua e cila tha se është e respektuar nga të gjithë.
"Është moment i rëndësishëm dhe i bukur sepse nga sot kuvendi ka në krye një grua të admirueshme një kolege të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka mëshuar konfliktit. Ky është një lajm i mirë. ky mandat do jetë shumë i rëndësishëm për të pastruar shqipërinë".


















