Gruaja humbi jetën pas lindjes në maternitetin e Beratit, bashkëshorti kërkon drejtësi! I kishin lënë placentën brenda

31 Janar, 21:06

Fisnik Habibi kërkon drejtësi për bashkëshorten e tij, Miliena Sadushi e cila humbi jetën në maternitetin e Beratit pasi lindi vajzën e saj të tretë 6 muaj më parë. Pas lindjes së vajzës së tretë 40 vjeçarja iu nënshtrua një operacioni po në këtë maternitet.