Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%

29 Korrik, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2024-07-29 16:21:17

Çmimet e fruta perimeve janë rritur në mënyrë abuzive nga grumbulluesit deri në 100%. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetim për 86 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan e Berat, për shkak të abuzimit me çmimet, blerjes-shitjes pa faturë, dhe fiksim të çmimeve mes kompanive.

    No videos found.