Grupi i të moshuarve presin Ramën jashtë takimit në Pogradec, truprojat i shoqërojnë për një takim kokë më kokë me kryeministrin

24 Gusht, 16:21 | Përditesimi: 24 Gusht, 16:21

Teksa kryeministri Edi Rama vijonte në Pogradec takimin me kabinetin qeveritar, jashtë ambienteve ku po zhvillohej mbledhja u mblodh një grup të moshuarish.

Të moshuarit u shoqëruan nga truprojat e kryeministrit për t’u pritur nga Rama.

Takimi me ta u zhvillua paralelisht me mbledhjen e kabinetit, e cila i është kushtuar diskutimeve për platformat që qeveria synon të vërë në zbatim për komunikimin me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre.

E.H/Shqiptarja.com