Gruri i Myzeqesë, kultivuesit: Prodhimi i mbarë, por jo çmimi! Grumbulluesit dhe fabrikat e miellit kërkojnë ta blejnë me 3 mijë lekë kuintalin

19 Qershor 2023, 17:05

Në Divjakë ka nisur korrja e grurit, ku prodhimi këtë vit pritet të jetë 2700 ton. Kultivuesit thanë se shqetësimi mbetet çmimi i ulët. Grumbulluesit dhe fabrikat e miellit kërkojnë ta blejnë me 3 mijë lek për kuintal, një çmim që sipas tyre nuk justifikon as koston. Kultivuesit janë në dilemë për shitjen, pasi nuk kanë  magazina për ruajtjen e drithërave.