Guardia di Finanza e ndoqi 4 orë në bregdetin shqiptar, gjendet e shkrumbuar në Laç super gomonja me 2 motorë! Dyshohet se kishte sasi të madhe kanabisi

20 Korrik 2022, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2022-07-20 14:07:57

VLORË- Një mjet lundrues kaloi ditën e djeshme në brigjet shqiptare të Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare. Report Tv mëson se  sipas grupit hetimor gomonia kishte në të një sasi të madhe kanabisi. Gomonia ishte e pajisur me 2 motorë dhe ngarkesa ishte e mbuluar.