Gurë, xhama dhe mbeturina në rrugë, pamjet pas protestës përballë Kryeministrisë

14 Tetor, 22:21 | Përditesimi: 14 Tetor, 22:21

Gurë, copa xhamash, kosha mbeturinash dhe stola prej guri të zhvendosur nga vendi. Këto janë pamjet që kanë mbetur në rrugë përballë Kryeministrisë pas protestës në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet rrëmuja e krijuar në zonë, ku në tokë dallohen mbetje të ndryshme dhe sende të shpërndara në rrugë, duke dëshmuar situatën e lënë pas protestës.

Në zonë shihen vetëm disa efektivë policie, ndërsa protestuesit nuk janë më të pranishëm.

Rruga paraqitet e mbushur me mbeturina dhe sende të lëna pas, në një panoramë që pasqyron pasojat e protestës.

E.H/Shqiptarja.com