Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Kuvendi miraton me 92 vota deklaratën e përbashkët: Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë e Kosovës

12 Shkurt, 15:15 | Përditesimi: 12 Shkurt, 15:15

Në kulmin e debateve dhe tensionit politik, PS e PD në Kuvend e gjetën gjuhën e konsensusit në Kuvend për të miratuar një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pak ditë pasi Prokuroria Speciale në Hagë kërkoi 180 vite burg në total për 4 krerët e UÇK-së.

A.A/Shqiptarja.com