Hajdari: Do përdor veton për ndryshim sistemi dhe lista të hapura

7 Maj 2020, 07:44

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend , lëvizjet politike për reformën zgjedhore dhe planet e FSHF-së për rihapjen e futbollit shqiptar pas vendimit të Gjermanisë për rikthimin e Bundesligës. Në pjesën e parë lidhje me skype me mjekun e mirënjohur Pëllumb Pipero rreth situatës epidemiologjike në vend. Në pjesën e dytë lidhje me bashkëkryetaren e komisionit të posacem për reformën zgjedhore Rudina Hajdari dhe më pas me përfaqësuesin e LSI Luan Rama. Në pjesën e tretë u trajtua tema e rikthimit të futbollit . Lidhje me skype me lojtarin e Kombëtaren Klaus Gjasula nga Paderborni i Gjermanisë pas lajmit të rikthimit të Bundesligës. Në lidhje me skype dhe me shefin e sektorit të garave në FSHF Lysien Nurishmi për mundësinë e rikthimit të Superligës në vend.