Hajdari: Sistemin danez e propozoi SHBA, jam pro

22 Maj 2020, 06:50

Emisioni ’Repolitix’ trajtoi temën e reformës zgjedhore pas propozimit për sistemin danez zgjedhor. Në studio, të ftuar kreu i PDS Paskal Milo dhe nënkryetari i LSI Luan Rama, ndërsa në lidhje skype deputetja Rudina Hajdari. Hajdari konfirmoi se propozimi per sistemin danez me lista të hapura ka ardhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe se ishte pro këtij sistemi. Pro sistemit danez u shpreh dhe Paskal Milo, ndërsa për Luan Ramën nuk është problem sistemi, por garancia për votën e lirë. Në pjesën e dytë u trajtua situata epidemiologjike me lidhje skype me Dr.Erion Dashon dhe me Prof. Kita Sallabandën nga Madridi i Spanjës.