‘Hajdut’, deputeti i PD Bushati përplaset keq me protestuesit: Plera, do na tregoni ju pazaret, u batë ju qelbësira! S’keni turp, hajdeni këtu se ua tregoj unë

2 Tetor 2023, 21:20

“Hajdut, hajdut”, këto thirrje të protestuesve të “Lëvizja Bashkë”, që ishin mbledhur para Kuvendit kanë sjellë një reagim të ashpër të deputetit të Partisë Demokratike Helidon Bushati.

Protestuesit kanë brohoritur fjalët “hajdut” ndaj çdo deputeti që kalonte për të hyrë në parlament duke protestuar për miratimin e minimumit jetik. Por Bushati u është kthyer duke mos e kursyuer gjuhën ndaj tyre.

“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret, u batë ju qelbësira. Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet  t’u thotë ai protestuesve.

    No videos found.