Hajdutët bëjnë ‘kërdinë’ në fshatin Zhulaj të Memaliajt! Banorët thirrje policisë: 12 banesa u vodhën për 2 ditë

31 Janar, 13:45

Fshati Zhulaj në Memaliaj ka rënë pre e vjedhjeve masive nëpër banesa. Banorët thanë për Report Tv se hajdutët, që veprojnë në mënyrë të organizuar, kanë marrë shuma të konsiderueshme monetare, bizhuteri, pajisje elektroshtëpiake e makineri bujqësore. Ata ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë nga Policia e Qarkut të Gjirokastrës të identifikojë autorët.