Hamasi godet me breshëri raketash Tel Aviv, dhjetëra të vrarë si pasojë e sulmeve

11 Maj 2021, 21:01

Shkëmbimet e mëdha të zjarrit midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë, me një breshëri raketash që u hodhën mbrëmjen e sotme në zonën e Tel Aviv, që pasoi një sulm izraelit në Gaza. Si pasojë e sulmeve, deri më tani të paktën 30 persona janë vrarë në Gaza dhe Izrael.