Hamit Dema dhe Ullinjtë e Vil Bashtovës

2 Mars 2020, 08:53 | Përditesimi i fundit: 2020-03-02 08:53:25

Veri Jug ju sjell në fshatin Ballaj në afëresi të kështjellës së bukur fushore të Bashtovës pranë Kavajës, me rrëfimet e vreshtarit të ullinjve Hamit Dema. Historia e fshatit të banuar me qytetarë kosovarë prej viteve 1925 - 1930, jeta e Hamitit dhe e familjes së tij në Ballaj. Ndërtimi i një ullishteje si histori suksesi dhe disa nga kërkesat e fermerit të vogël ndaj shtetit, për fuqizimin e biznesit dhe zhvillimin e agroturizmit në Vil Bashtovë. Në fund edhe një vështrim mbi një hangar kuajsh ndërtuar nga një çift shqiptaro-italian, si një pikë e bukur turistike pranë kështjellës së Bashtovës. Të dielën, premierë, ora 14:30 Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv