Hapet baza ajrore e NATO-s, 6 avionë EuroFighter F-2000 show në qiellin e Kuçovës

4 Mars, 11:39

U hap sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Ndërkohë që 6 avionë EuroFighter F-2000 janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës, ndërsa kanë dhuruar spektakël gjatë uljes në pistë.