Hapet galeria e arteve digjitale në Korçë, e parë në vend! Rama: Një eksperiencë e pazakontë në këto ditë festash! Filo: Ndërthur kulturën dhe teknologjinë

24 Dhjetor 2023, 17:48

Ekspozita “Ikonografia Shqiptare- Mjeshtrit e Mëdhenj”, është e vetmja galeri virtuale e hapur në vend, në qytetin e Korcës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga shfaqja e Artit Mesjetar përmes teknologjisë në Galerinë e Arteve Digjitale duke e konsideruar një eksperiencë e pazakontë në këto festa.