Hapet konsultimi për strategjinë e investimeve, Denaj: Synon të sjellë një përmirësim të situatës së biznesit pas pandemisë

21 Qershor 2021, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2021-06-21 17:26:00

Hapet konsultimi për strategjinë e investimeve. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar se trategjia synon të sjellë një përmirësim të situatës së biznesit pas pandemisë.

“Strategnia synon të sjellë një përmirësim të situatës së biznesit pas pandemisë. Objektivat janë rimëkëmbje nga pandemia, Integrimi rajonal. Vizioni është një ekonomi shqiptare e bazuar tek inovacioni.

Tre mënyrat si mund te arrijmë ringritjen: Tërheqja e investimeve dhe ndërkombëtarizimi; nxitja e integrimi në tregjet; Nxitja e sipërmarrjeve të vogla; nxitja e zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Në strategji përfshihen: -50 milionë euro garanci sovrane per manifakturën; turizmi garanci sovrane 50 milionë euro; fokus të veçante ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për te rritur numrin e tyre, dhe do të marrin fonde dhe grante. Vlera e fondeve për këtë kategori do 5-Fishohe”, tha Denaj.