Hapet laboratori i referencës së ADN-së, të arrestuarve do u arkivohet profili gjenetik! Balla: Analizat do ndihmojnë zbardhjen e krimeve pa autor

14 Shtator 2023, 20:05

Të arrestuarve dhe të ndaluarve nga policia shqiptare do tu arkivohen profili gjenetik falë laboratorit të referencës së ADN-së që u hap në policinë shkencore. Laboratori që është mundësuar me mbështetjen e qeverisë britanike sipas ministrit të brendshëm do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të mbetura pa autor.